Pas tërmetit shkatërrues të mëngjesit të sotëm, sot në Turqinë qendrore është regjistruar një tërmet i ri me intensitet 7.7 gradë të shkallës Rihter, kumtoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).
Sipas EMSC, tërmeti u regjistrua në orën 13:24 me orën lokale në një thellësi prej dy kilometrash, në një distancë prej 67 kilometrash në verilindje të Kahranmanmarash.
Ndërkohë, presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan tha se numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi Turqinë mëngjesin e sotëm ka shkuar në 912.
Ai shtoi se 5383 persona janë lënduar nga tërmeti i fuqishëm me intensitet 7.98 të shkallës Rihter që goditi mëngjesin e sotëm një pjesë të Turqisë pranë kufirit me Sirinë.