Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan sot shpalli gjendje të jashtëzakonshme tremujore në 10 provinca juglindore të goditura nga tërmeti i fuqishëm në të cilin humbën jetën mijëra njerëz.
“Vendosëm të shpallim gjendje të jashtëzakonshme që të sigurohemi se operacioni ynë (i shpëtimit dhe rimëkëmbjes) mund të kryhet shpejtë”, tha Erdogani në një paraqitje televizive.