Me 62 vota “për”, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi sot në kuadër të seancës së 84-të, e miratoi Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për kushtet për qasje të lirë në tregu e punës në Ballkanin Perëndimor.
Deputetët, gjithashtu me 62 vota “pro”, asnjë kundër dhe abstenim, i dhanë mbështetje Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për ndërlidhjen e skemave për identifikimin elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.
Marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur” mundësojnë heqjen e lejeve të punës dhe tregun e lirë të punës për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë.
Me marrëveshjen për kushtet për qasje të lirë në tregun e punës, ata lejohen të punojnë në cilindo nga tre vendet pa marrë leje pune, pa barriera, pa aplikime dhe pritje, pa kosto administrative. Marrëveshja për kushtet për ndërlidhjen e skemave të identifikimit elektronik, nga ana tjetër, parashikon qasjen në shërbimet elektronike të portaleve kombëtare të të tre vendeve përmes krijimit të identifikimit elektronik “Ballkani i hapur” për realizimin e mundësisë së qasjes në në tregun e punës në ato vende.
Marrëveshjet u nënshkruan më 21 dhjetor 2021 në Tiranë nga krerët e tre vendeve të nismës “Ballkani i Hapur”, kryeministri i atëhershëm Zoran Zaev, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Në seancën e 84-të, leximin e parë e kaloi edhe Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për automjete në lexim të parë, pas së cilës kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, për emërimin dhe shkarkimin e anëtarëve të Qeverisë.