Ekipet e LSDM-së dhe Aleancës për Shqiptarët, siç njoftojnë nga ASH-ja, i përfundojnë negociatat për zgjerimin e koalicionit qeveritar. Nga SHA thonë se edhe edhe sot grupet e punës janë në bisedime intensive, pas së cilës me siguri do të dihet saktësisht se cilat funksione do t’i marrin.
Nga partia pretendojnë se “tashmë është rënë dakord me Ministrinë e Shëndetësisë dhe të Drejtësisë që të udhëheqin kuadro të Aleancës. resorë që aktualisht janë në duart e Alternativës dhe LSDM-së”. Pr ministrinë e tretë, theksojnë ende po negociohet.
“Grupet e punës punojnë me intensitet të lartë për mbylljen e të gjitha çështjet që janë në tryezën e negociatave. Ka marrëveshje, ka përafrime, por ka edhe mosmarrëveshje për disa çështje. Negociatat vazhdojnë derisa nuk mbyllen të gjitha temat”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët për MIA-n.
Marrëveshja zyrtare mes Dimitar Kovaçevskit dhe Arben Taravarit pritet ata personalisht ta bëjnë të ditur pas takimit final, i cili ende nuk është caktuar, por siç thonë, pritet të ndodhë shumë shpejt.
Paraprakisht, nga ASH-ja për MIA-n theksuan prioritet do të jetë lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe prandaj, siç thonë ata, insistojnë që kuadrot e tyre të përfshihen në të gjitha drejtoritë, institucionet dhe inspektoratet që kanë të bëjnë me këto fusha, si DAP, Dogana, Policia… Sipas tyre, nuk është kusht të kenë personin e parë apo të dytë në këto institucione, por kuadrot e tyre duhet të përfaqësohet në të gjitha këto institucione në nivele të ndryshme.
Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, pas takimit me kryeministrin Dimitar Kovaçevski më 1 shkurt, deklaroi se hyrja e Aleancës për Shqiptarët në Qeveri nuk është ende përfundimtare, por se shanset për këtë janë të mëdha. Ai potencoi se rreth 90 për qind e përcaktimeve programore janë të sinkronizuara dhe se vijojnë bisedimet për zgjidhjet kadrovike, duke theksuar se një nga resorët për të cilin “kanë kuadro më të mira” është Ministria e Shëndetësisë.
Edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski theksoi se në një përqindje të madhe janë harmonizuar me Aleancën për Shqiptarët dhe se do të vazhdojnë bisedimet për të gjitha aspektet e bashkëpunimit të mundshëm.