Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, sot ka zhvilluar një takim lamtumirës me ambasadorin në largim të Republikës së Sllovenisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Milan Predan.
Në takim, zëvendëskryeministri Bytyqi shprehu kënaqësinë dhe mirënjohjen për bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe për suksesin e marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve, si dhe për mbështetjen që Sllovenia ia jep vendit tonë në proceset integruese evropiane.
Në takim, zëvendëskryeministri Bytyqi dhe ambasadori Predan së bashku deklaruan se bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë po ecën në drejtim pozitiv dhe është në nivel të kënaqshëm, por se në periudhën në vijim do të vazhdojmë punën drejt shfrytëzimit maksimal të potencialet.
Ambasadori Preden, nga ana e tij, shprehu mirënjohjen e tij për pranimin në detyrën e zëvendëskryeministrit dhe theksoi se në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka realizuar me sukses mandatin e tij.
Në fund, ambasadori shprehu bindjen se Sllovenia, si një nga miqtë më të ngushtë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të vazhdojë ta ndihmojë vendin në rrugën e saj të integrimeve evropiane derisa të bëhet anëtare e plotë e BE-së.